100 Vjetori i pavarsise te

shtetit shqipetar

Shpallja e Pavaresise se Shqiperis


textFitoret e rrufeshme te shteteve ballkanike i detyruan Fuqite e Medha te rishikonin vendimin e tyre per te mos lejuar ndryshimin e status quo-se ne Ballkan. Qysh ne fund te tetorit ne rrethet diplomatike dhe ne shtypin evropian filloi te flitej per nevojen e ndryshimeve territoriale ne te mire te aleateve ballkanike. Ne keto kushte, patriotet shqiptare qe ndodheshin jashte atdheut vendosen te ndermerrnin nje veprim te ri politik krahas atij te Shoqerise se zeze per shpetim e te rretheve te tjera atdhetare brenda vendit. Qellimi i ketij veprimi do te ishte te shpetohej Shqiperia nga copetimi, te ruhej teresia e saj tokesore e te mblidhej nje kuvend kombetar qe do te vendoste per fatin e saj. Nismen per kete veprim te ri e moren Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, te cilet mendonin se do te kishin perkrahjen e Lidhjes Tripaleshe. Ata u nisen nga Stambolli dhe arriten ne Bukuresht, ku me 5 nentor 1912 organizuan mbledhjen e kolonise shqiptare te atjeshme. Aty u vendos te themelohej nje komitet drejtonjes qe te merrte ne dore qeverine e vendit; te krijohej nje komision qe do te shkonte ne Evrope per te mbrojtur perpara qeverive te Fuqive te Medha te drejtat kombetare e lokale te popullit shqiptar dhe nje komitet ne Bukuresht, qe do te bashkerendonte veprimtarine e komiteteve te tjera brenda e jashte Shqiperise per t'i ardhur atdheut ne ndihme. Mbledhja e Bukureshtit ne vendimin e saj nuk percaktoi qarte nese do te kerkohej autonomi a pavaresi. Kjo do te percaktohej, sic duket, nga zhvillimi i metejshem i ngjarjeve dhe nga qendrimi qe do te mbanin kundrejt ceshtjes shqiptare Fuqite e Medha. Per kete qellim Ismail Qemali me shoke shkoi ne Vjene, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjate rruges ose ndoshta ne kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua per levizjen qe kishte filluar ne Shqiperi per mbledhjen e nje kuvendi kombetar. Ai i deklaroi me 10 nentor ambasadorit anglez se do te nisej se shpejti per ne Vlore per te marre pjese ne nje mbledhje te krereve shqiptare, se shqiptaret ishin te vendosur te ruanin vendin e tyre, se ata do te luftonin deri ne piken e fundit te gjakut per te mos lejuar nje copetim te tij dhe se krijimi i nje Shqiperie me vete do te menjanonte nje nderhyrje te Austrise dhe te Italise.Ideja per mbledhjen e nje kuvendi ne Shqiperi, qe do t'u paraqiste Fuqive te Medha kerkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur perkrahjen e qeverise austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte per nje Shqiperi autonome. I tille ishte edhe opinioni qe mbizoteronte ne rrethet diplomatike te Fuqive te tjera te Medha. Por autonomia ne kuadrin e Perandorise Osmane tashme nuk kishte asnje kuptim. Ushtria osmane ne Ballkan ishte shpartalluar ne te gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyre thelle ne token shqiptare.Ne keto kushte e vetmja zgjidhje e drejte e ceshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes se pavaresise. Ne kete perfundim arriti grupi i atdhetareve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili me 19 nentor deklaronte ne Trieste, ku kishte arritur bashke me shoket, se: ... menjehere pas mberritjes se tij ne Shqiperi do te shpallej pavaresia e Shqiperise dhe do te zgjidhej qeveria e perkohshme. Nga Triestja komisionit qe ishte formuar ne Vlore per pergatitjen e mbledhjes se kuvendit kombetar iu dergua nje telegram, me ane te te cilit kerkohej qe te merreshin masa per thirrjen e delegateve.Ideja e pavaresise se Shqiperise dhe lajmi i mbledhjes se kuvendit kombetar u priten me entuziazem te madh ne Shqiperi, ku gjeten nje truall te pergatitur qysh me pare nga rrethet atdhetare te vendit. Keto rrethe kishin vendosur lidhje ndermjet tyre dhe kishin caktuar Vloren si qender ku do te behej mbledhja e perfaqesuesve te kombit shqiptar.Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti ne Durres me 21 nentor. Se bashku me atdhetaret durrsake ai vendosi te ngrinte ne qytet flamurin kombetar. Por autoritetet osmane, te ndihmuara nga armiku i Levizjes Kombetare Shqiptare dhespot Jakovi, arriten, ndonese perkohesisht, ta pengonin kete veprim. Komanda turke e Janines u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin gjalle ose vdekur, por shume shpejt u detyrua te hiqte dore nga ky vendim. Administrata turke ne krahinat e Shqiperise, te papushtuara ende nga ushtrite ballkanike, ne pergjithesi nuk ishte ne gjendje ta pengonte levizjen shqiptare. Ajo i trembej shume nje konflikti te armatosur me shqiptaret, ne nje kohe kur po ndiqej kemba-kembes nga aleatet ballkanike dhe kur e vetmja rruge terheqjeje ne perendim ishte Shqiperia.Te shoqeruar nga delegatet e Durresit, te Shijakut, te Tiranes e te Krujes, Ismail Qemali me shoket e tij u nisen per ne Kavaje. Prej andej neper Karatoprak kaluan ne Fier, ku u takuan me delegatet e Kosoves, dhe me 25 nentor arriten ne Vlore. Ketu delegatet e popullit shqiptar u priten me feste. Nje zjarr i shenjte patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali ne kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me pershendeste kudo me entuziazem dhe gezim.Puna e pare e udheheqesit patriot qysh me 26 nentor ishte organizimi i forcave te armatosura. Per kete qellim ai ngriti nje komision organizues dhe u dergoi pleqesive te katundeve nje qarkore, me anen e se ciles porositeshin te mobilizonin njerezit e afte per arme dhe t'i mbanin ata ne gatishmeri. Nderkohe, ushtria serbe po perparonte me shpejtesi ne tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durresit, Tiranes, Krujes dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare te ketyre qyteteve vendosen ta shpallnin sa me pare pavaresine per t'i vene autoritetet ushtarake serbe perpara faktit te kryer. Me 25 nentor Elbasani shpalli i pari pavaresine. Te nesermen ate e shpallen Durresi e Tirana dhe me 27 nentor Kavaja, Peqini e Lushnja. Per shkak te perparimit te pandalur te ushtrive serbe, gjendja ne Shqiperi po behej gjithnje me kritike. Kjo ishte arsyeja qe ne mbremjen e 27 nentorit delegatet qe ndodheshin ne Vlore, ndonese nuk kishin arritur ende perfaqesuesit e disa krahinave, vendosen te mblidhnin te nesermen kuvendin kombetar.Me 28 Nentor 1912, ne oren 14, u hap ne Vlore Kuvendi Kombetar. Ne mbledhjen e pare te Kuvendit moren pjese 37 delegate, te cilet u shtuan gjate diteve qe pasuan duke arritur ne 63 veta, qe perfaqesonin te gjitha viset shqiptare. Pjesa me e madhe e tyre ishin udheheqes e veprimtare te Levizjes Kombetare Shqiptare. Pervec Ismail Qemalit merrnin pjese Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Bej Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikolle Kacorri, Jani Minga, Abdi Bej Toptani, Pandeli Cale, Dude Karbunara, Lef Nosi, Mit'hat Frasheri, Mehmet Pashe Deralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimiter Mborja, Dhimiter Zografi, Shefqet Bej Daiu, Rexhep Ademi, Dhimiter Berati, Kristo Meksi, Xhelal Bej Koprencka, Spiro Ilo, Ilias Bej Vrioni, Sami Bej Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Bej Verlaci etj. Isa Boletini mberriti me 400 luftetare kosovare me 29 nentor, i pritur me gezim te madh nga popullsia dhe nga delegatet e Kuvendit. Nga udheheqesit e tjere kosovare, per shkak te rrethanave te luftes, nuk munden te merrnin pjese Hasan Bej Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., qe ndodheshin ne burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonese u nis per ne Kuvend, u pengua nga luftimet gjate rruges. Pjesemarrja ne Kuvend e delegateve nga te gjitha qytetet e Shqiperise, duke perfshire edhe ato qe ndodheshin te pushtuara nga ushtrite serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e nje asambleje kombetare mbareshqiptare. Kjo ishte njeherazi shprehje e vendosmerise se te gjithe shqiptareve per t'u bashkuar ne shtetin e vet kombetar, ne te cilin do te perfshiheshin te gjitha viset shqiptare.Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli per te kaluaren e Shqiperise nen sundimin osman dhe per lufterat e shqiptareve per te fituar te drejtat e tyre. Ai vuri ne dukje se ne rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike e vetmja udhe shpetimi ishte ndarja e Shqiperise nga Turqia.Propozimi i kryetarit u miratua njezeri nga delegatet, te cilet nenshkruan dokumentin historik per Pavaresine e Shqiperise, ku thuhej: ... Shqiperia me sot te behet me vehte, e lire e mosvarme. Pastaj u ngrit madherisht flamuri kombetar i Shqiperise perpara mijera njerezve qe ishin mbledhur jashte selise se Kuvendit e qe e priten kete ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndersa populli pershkonte duke kenduar rruget e qytetit, oratoret atdhetare, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin lufterat e popullit shqiptar per liri.Nga Kuvendi i Vlores doli gjithashtu qeveria e perkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.
FILLIMI